VIDEO/ E rende ne Gjirokaster, burri djeg gruan me benzine

0
193

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Gjirokastër, ku burri ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij, dhe nga flakët ka marrë dhe vetë lëndime.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Panajot Janaqi, ka tentuar të djegë gruan e tij, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës.
Edhe vetë Janaqi është në spital, në repartin e djegie-kirurgjisë për shkak të plagëve që ka marrë, ndërsa policia ka komunikuar arrestimin e tij.
Kanë qenë banorë të fshatit Këllëz ata që kanë ndërhyrë për të parandaluar këtë konflikt në familje, që ka përfunduar me pasoja për çiftin e bashkëshortëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here