VIDEO/Edmond Spaho: Protesta e 27 janarit, gur themeli për të rrëzuar Ramën nga pushteti

0
128

Nënkryetari i PD Edmond Spaho, është shprehur i bindur se populli shqiptar do të gjejë rrugën e duhur për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës përmes protestave. Në takimin me demokratët e Gjirokastrës me rastin e 27 vjetorit të krijimit të degës së PD, zoti Spaho në cilësinë e të deleguarit të kryesisë, ka përcjellë urimet nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Nënkryetari Spaho, ka apeluar për një përballje të ashpër me qeverinë socialiste pasi sic tha ai, viti 2018, është vit i përballjes frontale me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të lidhur me krimin.

Kjo qeveri duhet të rrëzohet pasi humbi shpresën e shqiptarëve ndërkohë që nga vendi ynë, në pesë vitet e fundit janë larguar 300 mijë shqiptarë.

Ikja e tyre, sipas Spahos, ka ardhur si rrjedhim i kapjes së qeverisë nga krimi ndërkohë që po tentohet edhe kapja e sistemit të drejtësisë.

Spaho ka bërë thirrje për tubim madhështor në 27 janar në kryeqytet pasi kjo protestë është gur themeli për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Shkruaj nje koment