VIDEO/Egjiptianët protestë për të drejtat e tyre, PEISH organizatore

0
116

Komuniteti egjiptian në Gjirokastër ka shpallur sot Këshillin Bashkiak “Non Grata”. Protesta e tyre në sheshin e “Cercizit” pikërisht në momentin që zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak i dale nga zgjedhjet lokale ilegjitime te 30 qershorit, ishte një mesazh direkt kundrejt këtij organi legjislativ.

Kreu i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë që përfaqëson kete komunitet Gramoz Braho tha se ishte kjo parti organizatore e kësaj proteste dhe mbi të gjitha e quajti krim politik atë cka po bën Këshilli Bashkiak i qytetit të gurtë më këtë komunitet.

Sipas zotit Braho Keshilli Bashkiak i dale nga farsa e 30 qershorit, është në shërbim të PS dhe jo të njerëzve, ndërsa nuk kërkon gjë tjetër vecse të respektohet ligji. Transporti i fëmijëve dhe shoqërimi i tyre në institucionet arsimore duke respektuar ligjin ka qenë kërkesa bazë e zotit Braho. Ky i fundit ngulmoi se protesta e sotme cel siparin e tubimeve të mëpasshme qe do te organizohen ne Gjirokaster dhe rrethet e tjera te Qarkut.

Shkruaj nje koment