VIDEO/Eja në Gjirokastër-aktivitetet që nxisin turizmin

0
158

Aktivitete të shumta kanë gjallëruar këto ditë qytetin e Gjirokastrës në kuadër të celjes së sezonit turistikë 2019. “Eja në Gjirokastër” është motoja që po shoqëron këtë sezon duke patur si fokus promovimin e kulturës dhe historisë së qytetit të gurtë.

Në magjinë e këngës polifonike gjirokastrite, tursitët vendas dhe të huaj u prezantuan mbrëmjen e djeshme me një ekpozitë fotografie dhe pikture me tematikë nga qyteti i Elbasanit. Gazmend Xhaferi piktori elbasanlli tha se “Elbasani në Gjumët e një Peneli” është ekspozita me piktura që solli një pjesë të kulturës dhe traditave të vjetra të këtij qyteti.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër Armand Hila u shpreh se ky aktivitet që vjen si një bashkëpunim mes 2 bashkive ka si qëllim të shpalos vlerat kulturore dhe arstistike të të qytetit të Gjirokastrës dhe atij të Elbasanit, të cilat janë pjesë të një historike shumë vjecare.

Për kryebashkiaken Zamira Rami aktivitete të tilla synojnë të ftojnë edhe kultura të tjera që të shpalosin vlerat e tyre shumë vjecare. Duke u ndalur tek sezoni turistik zonja Rami u shpreh se këtë vit Gjirokastra pritet të përballet me një fluks tursitësh, pavarësisht infrastrukurrës jo të përshtatshme që do të shoqërojë turzimin 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here