VIDEO/Emergjencat Civile, ndërhyjnë me sukses në zhbllokimin e rrugës Picar-Golem nga dëbora

0
160

Rruga Picar-Golem e bllokuar nga dëbora, solli jo pak shqetësime për banorët e kësaj zone gjatë dy ditëve të fundit.

Emergjencat Civile ndërhynë në terren për të rikthyer normalitetin pas sasive të rreshjeve të dëborës që arriti trashësinë gati 15 cm.

Blegtori Bujar Seitaj nga fshati Golem, spegon situatën e dy ditëve të fundit dhe ndërkohë ka falenderuar kontributin e dhënë nga Fatri Brahimi dhe Shpëtim Cocka si drejtues të Zyrës së Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, të cilët kanë qenë në terren deri në hapjen përfundimtare të rrugës që lidh dy fshatrat. Në këtë zonë është punuar me intensitet përmes vënies në funksion të mjeteve të rënda që shërbyen për evadimin e dëborës në një terren shumë të thepisur dhe burim aksidentesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here