Komunistët e Gjirokastrës, janë mbledhur para banesës ku ka lindur dhe kaluar fëmijërinë, ish lideri komunist shqiptar Enver Hoxha në lagjen Palorto, ku sot gjendet Muzeu Etnografik.
Ceremonia e sotme, u karakterizua edhe në formën e një proteste përvecse asaj përkujtimore, pasi për herë të parë, simpatizantët e PK dhe anëtarët kryesisht pensionistë, mbanin në dorë përvecse parrulla të karakterit përkujtimor edhe ato propagandistik dhe protestues ndaj qeverisë dhe klasës politike shqiptare.