Në Zhulat ka filluar biznesi i transportit përmes kuajve.
Një banor i zonës, ka përfituar nga rasti kur rruga është shembur nga vërshimi i lumit të fshatit duke vënë në përdorim kafshën e tij, për të nxjerrë fitimet përmes transportit vajtje-ardhje.
“Biznesmeni” kryen shërbimin e transpoirtit përmes kalit kundrerjt një shume prej 50 lekësh për person vetëm për të kaluar lumin dhe në një ngarkesë merr 100 lekë.
Në dy ditë, bannori i zonës, ka fituar gati 3000 lekë të rinj aq sa nuk do të fitonte në dy tetë orarsh në punë shtetërore apo private.
Ai uron që rruga kurrë mos të rregullohet sepse kësisoj, biznesi i tij do të hidhet në erë.
Dhjetëra fshatarë të Zhulatit, janë “falur” tek shërbimi i pronarit të kalit i cili është i papërtuar dhe në cdo rrugë fiton minimalisht 100 lekë.
Në fund pas cdo rruge, ai i uron fshatarët “Ardhi dhe vafshi me kalin tim”.