VIDEO/Erigers Mihasi, ngelet pas hekurave, prova e vetme gjurmët e gishtave

0
161

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, ka lënë në burg pa afat Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Cicës katër vjet më parë në qytetin e Tepelenës. Séanca ecila filloi në orën 14:30 të ditës së sotme, ka zgjatur 10 minuta ndërkohë që paraprakisht ishin marrë masa nga Policia e Gjirokastrës për të ruajtur ambjentet brenda dhe jashtë godinës së Gjykatës së Faktit për të parandaluar ndonjë situatë të pakëndshme.

Vetë Mihasi kishte kërkuar avokat nga kryeqyteti për t’u mbrojtur por në mungesë të tij, i’u vendos një avokat nga shteti. Kryesuesi i seancës Pëllumb Vehbi në fillim i dha fjalën akuzës përmes Emror Kasaj prokurorit të cështjes i cili vlerësoi se arrestimi i Mihasit nga Policia e Gjirokastrës ishte i ligjshëm dhe kërkoi nga kryesuesi i seancës që të jepte masën “burg pa afat”.

Deri më tani prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Cicos në shtator të 2015. Ndërkohë që Elton Cica u vra një vit më vonë në kryeqytet.

Vetë i dyshuari si pjesmarrës në grabitje Erigers Mihasi, ka mohuar akuzën ndaj tij dhe kundërshtuar prokurorin Emror Kasaj. Më pas kryesuesi i seancës, ka dhënë masën “burg pa afat” për Mihasin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here