VIDEO/Ervin Salianji: Votimet e 30 qershorit, lojë kalamajsh brenda PS

0
180

Koordinatori politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Ervin Salianji, në aktivin e zgjeruar të PD në Gjirokastër, është përqëndruar tek tema e ditës që është ajo e denoncimit si proces antikushtetues, i votimeve të 30 qershorit nga OSBE-ODIHR.

Sipas Salianjit, situata politike në vend për shkak të angazhimit të fortë dhe strategjisë së PD, po vjen në përmirësim.

Ajo cfarë PD ka thënë deri më sot për ato që këta i quajtën zgjedhjet, në fund u konfirmua që vetëm zgjedhje nuk ishin dhe këtë, e ka konfirmuar një organizatë certifikuese për procese zgjedhore sic është OSBE-ODIHR. Pra e vërteta vonon por nuk harron cka u vërtetua që vetëm zgjedhje nuk mund të quhen pa le më të ketë patur-është shprehur zoti Salianji.

Votimet e 30 qershorit, janë një lojë kalamajsh mes PS e cila ka dështuar edhe t’i mbulojë vjedhjet e kryera tek to.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale, janë shumë afër dhe për këtë duhet të përgatitemi që nga ky moment-i’u është drejtuar drejtuesve të strukturave të PD së Qarkut Gjirokastër koordinatori I PD për Qarkun e Gjirokastrës Ervin Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here