Takimi i Brezave ne fshatin Nepravishte organizuar nga rinia e zones, ka mbledhur me qindra pjesmarres te cilet kesaj radhe u perqendruan ne nje prej vendeve me te bukura maje fshatit.
Festa ka zgjatur deri ne agim dhe e vecanta ishte se shumica e pjesmarresve kishin ardhur enkas nga emigracioni per te festuar. Kaq ne fakt nuk kishin ardhur as ne votimet e 30 qershorit ndonese tentativat e Rilindjes per te “yshtur” emigrantet qe te vinin per te votuar Luizen, kane qene nga te gjitha format. Ndonese ishte nje feste tradicionale qe organizohet cdo vit, ka rene ne sy mungesa e Luiza Mandit kryebashkiakes se Libohoves.
Ne fakt u ka rene ne sy atyre dhjetera votuesve qe mbyllen syte para kutise se votimit ne Nepravishte me 30 qershor, kur gjykuan se Luiza do t’i perfaqesonte denjesisht. Luizes i’u dergua ftese nga organizatoret 3 dite me pare dhe as nuk e aprovoi pjesmarrjen dhe as e refuzoi. Por dje u mesua se e refuzoi. Ne fakt refuzoi ata 130 votues (sipas te dhenave nga PS) por realisht as 70 votues nuk e kane votuar Luizen ne 30 qershor.
Mesa duket kjo per perfaqesuesen e Rilindjes ne Libohove, ka qene e pa kaperdishme dhe refuzimi i pjesmarrjes se saj, eshte ne “llogjiken” e xhelatit me viktimen.
Nejse, festa e djeshme e nepravishtioteve, sherbeu edhe per te njohur Luizen e Bashkise per ata 130 votues (sipas te dhenave te PS) se per 500 banoret e tjere te Nepravishtes, Luiza Mandi nuk vlen as sa nje flete votimi e cuar dem.