VIDEO/Festa e Nokovës, banorët grumbullojnë të holla për rehabilitimin e kishës së fshatit

0
174

Festa e fshatit Nokovë në zonën e Lunxhërisë, është organizuar mbrëmjen e djeshme me pjesmarrjen e qindra banorëve vendas apo ata të ardhur nga emigracioni dhe të tjerë nokovitë me banim në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Këngë e valle brezash, histori nga më të ndryshmet, tradita të paharruara të zonës që përcillen tek brezi i ri, ka qenë pasuria e aktiviteteve të organizuara në fshatin e ngritur mes kodrave dhe Parkut Natyror të Zhejit. Pjesmarrja e rinisë në aktivitetin e djeshëm, ka qenë absolute si rrallëndonjëherë aq sa mezi dalloje tek-tuk ndonjë të mocëm.

Banorët janë mbledhur të organizuar edhe për një fakt tjetër shumë domethënës, në grumbullimin e të ardhurave për rindërtimin e kishës ortodokse të Shën Gjergjit e cila është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria shqiptare. Kisha e Shën Gjergjit është nga më të vjetrat në Gjirokastër dhe daton qysh prej 1772.

Organizatori i këtij takimi kryetari i fshatit Nesti Shupuli, ka falenderuar bashkëfshatarët e tij emigrantë dhe ata që jetojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për organizimin e takimit të brezave pasi shërbeu edhe për grumbullimin e të hollave për përfundimin e rehabilitimit të kishës së fshatit.

Fshati Nokovë, përvec të tjerash njihet edhe si vendi i origjinës së ish kryeministrit dhe ish themeluesit të PS Fatos Nano. Ky fshat ndodhet vetëm 10 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here