VIDEO/Fillon lufta brenda PS në Gjirokastër, kreu i Hipotekës akuza ish paraardhësve të tij

0
164

Në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, qytetarët enden përditë në kërkim të një përgjigjeje që kurrë nuk merret në kohë. Me dhjetëra ankesa janë depozituar në këtë zyrë të cilat po shqyrtohen sipas kritereve dhe radhës së kohës.

Problematikat në këtë zyrë janë të shumta por dhe hallet që mbledhin përditë qytetarët për të zgjidhur problematikat e tyre, janë po aq. Qytetarët nga ana e tyre, shprehen skeptikë rreth ecurisë së zgjidhjes së problemeve që trajtohen në këtë zyrë.

Ndërkaq kreu i kësaj zyre Florijan Taci, spegon problematikën me të cilën është ndeshur prej emërimit në krye të këtij institucioni. Sipas tij, ka dosje të mbartura të cilat nuk u janë dhënë zgjidhje me kohë dhe tashmë sipas tij po punohet intensivisht për t’u dhënë zgjidhje qytetarëve të interesuar.

Në Hipotekën e Gjirokastrës, ka dosje të paplotësuara madje dhe të humbura cka tregon mungesë serioziteti nga ana e drejtuesve të mëparshëm. Zoti Taci, ka bërë fajtorë, drejtuesit para tij në katër vitet e fundit të cilëve u mbetet që qytetarët të denoncojnë vetë ish kryerregjistruesit në organin e akuzës të cilët kanë qenë Klodian Micka, Florijan Hysi e Meleq Karabina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here