VIDEO/Flet kryedemokrati i Gjirokastrës Dasho Aliko për incidentin e sotëm

0
160

Incidenti i sotem ne ceremonine perkujtimore me rastin e te reneve ne Luften e Gerhotit, ka qene teresisht i orjentuar nga mbeshtetesit e kryetarit te Partise Balli Kombetar Adriatik Alimadhi sot deputet ne Kuvendin e Shqiperise dhe pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama.

Kreu i PD Gjirokaster ne nje lidhje direkte me Report TV, sqaron rrethanat ne te cilen ndodhi ngjarja.

Këtë e organizonte PD-ja e Gjirokastër ku ishte i pranishëm Enkeled Alibeaj dhe Luan Baçi, Nebil Ceka, kryetari i shoqatës së persekutuarve. Në këtë moment vjen Roshi, i Ballit Kombëtar Demokrat, që nuk ishte i ftuar. Një grup prej 10 personash, që mendoj se janë të organizuar nga Alimadhi, iu drejtuan Roshit me fjalët “tradhtar” dhe aty filloi gjithë përçarja dhe ai debat i panevojshëm në këtë ceremoni. Ishte një grup me origjinë nga Vlora, por mendoj se ata ishin të organizuar nga Alimadhi dhe të gjithë të tjerët. Këtë ceremoni e ka organizuar PD-ja, të pranishëm ishin familjarë, kryetari i të persekutuar të Shqipërisë, Gjirokastrës, të Tepelenës-tha Aliko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here