VIDEO/Fluks sapuni arrestimi i policëve të kufirit, gjykata vendos arrest në shtëpi

Arrestimi me bujë i dy ditëve më parë i pesë policëve kufitarë nga Policia e Shtetit, ka rezultuar fluskë sapuni për Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në mungesë të provave të qënësishme për të implikuar pesë policët e kufirit, vetë Prokuroria e Gjirokastrës, ka kërkuar sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, masën “Arrest në shtëpi” për efektivët e Policisë së Shtetit, ku u prangosën në mënyrë spektakolare dy ditë më pare.

Arrestimi i tyre ndodhi fill pas largimit nga Gjirokastra të drejtoreshës së përgjithshme të Kufirit Aida Hajnaj ku ndërmori takim me efektivat e Policisë Kufitare Rajonale të Gjirokastrës.

Hajnaj “zbuloi” prezencën e të korruptuarve në radhët e Policisë Kufitare të Gjirokastrës në mbledhjen që u organizua 1 orë para arrestimit të pesë policëve në Gjirokastër.

Kryetari i seancës së sotme gjyqësore Pëllumb Vehbiu, pasi është njohur me pretencën e prokurorit Julijan Cafka për pesë policët kufitarë që të ngeleshin me arrest shtëpie 30 ditor, nuk është zgjatur shumë por e ka mbështetur pretendimin e organit të akuzës.

Gjykatësi Vehbiu ka marrë parasysh edhe rrethanat familjare dhe shëndetësore të të pesë policëve të arrestuar ku më rëndë prej tyre ka qenë Roland Gega i cili është shtruar në spital për arsye të rënda shëndetësore ku ndaj tij është dhënë masa e detyrim paraqitjeje.

Ndërsa Gentian Gjolleshi 43 vjec, Luan Shosha 57 vjec, Edmond Nikolla 49 vjec, Fatmir Beqo 56 vjec do ta vuajnë periudhën 30 ditorë në shtëpi.

Ndërkaq dy kanë ngelur pas hekurave ku prokurori Cafka ka kërkuar burg pa afat për taksistët Kastriot Senka dhe Besnik Sinani të dy 49 vjecarë nga Fieri. Këta të dy akuzohen për veprën penale të dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment