VIDEO/Fuoristrada përplaset me ‘Benz’-in dhe ‘fluturon’ jashtë rruge, 6 të plagosur në Dervician, mes tyre dy fëmijë

0
144

Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë janë plagosur mëngjesin e sotëm nga një aksident që ka ndodhur në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30.

Një fuoristradë është përmbysur dhe ka përfunduar disa metra jashtë rrugë pas përplasjes me një Mercedez-Benz. Gjashtë të plagosurit, një nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal për ndihmë.

Jugunews.net ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u regjistrua aksidenti, që shkaktoi edhe bllokimin e rrugës Gjirokastër-Kakavijë për disa minuta, por më pas trafiku u normalizua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here