VIDEO/Garancia e ish deputetit Shehu: PD merr përgjegjësinë për daljen e vendit nga kriza politike ku ka hyre nga Rilindja

0
139

Aksioni opozitar do të jetë finalizues për rikthimin e demokracisë së munguar në vend dhe njëkohësisht do t’i hapë rrugë shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ish deputeti i Qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu, në një intervistë dhënë paraditen e sotme në Gjirokastër, është ndalur gjatë tek zhvilllimet e tashme politike në vend dhe për strategjinë e opozitës së bashkuar, për të rikthyer besimin e popullit tek shteti i së drejtës. Mungesa e demokracisë në Shqipëri, ka alarmuar edhe kancelaritë perëndimore të cilat tashmë e kanë thënë fjalën e tyre përmes raporteve apo dhe kushteve të vendosura për përfitimin e statusit të vendit kandidat për në BE-shprehet zoti Shehu.

Më i ashpër në qëndrim ka qenë Bundestagu Gjerman përmes nëntë kushteve të vendosura mes të cilave është edhe zgjidhja e krizës së thellë politike në vend përmes një procesi të drejtë zgjedhor dhe demokratik. Vetë opozita shqiptare kërkon një proces zgjedhor ku të përfshihen të dyja bashkë edhe zgjidhje politike në nivel qëndror, por edhe lokale pasi nuk mund të quhen legjitime këshillat apo kryetarët e dalë nga farsa zgjedhore e 30 qershorit. Megjithatë sipas zotit Shehu, duhet të ketë një reagim mbarëpopullor për të cmontuar këtë qeveri që nuk është aspak për të përmbushur kërkesat e popullit por vecse të një grupimi të caktuar dhe me orjentim te despotizmit lindor.

Ish deputeti i Gjirokastrës, nuk ka lënë pa prekur edhe eksodin masiv që ka përfshirë Gjirokastrën vitet e fundit si pasojë e humbjes së shpresës për të ardhmen. Papunësia dhe mungesa e shpresës, ka bërë që Qarku i Gjirokastrës, të shkojë drejt zbrazjes epokale dhe padyshim për këtë ka vetëm një përgjegjës, qeveria e Edi Ramës-është shprehur ish deputeti demokrat Tritan Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here