VIDEO/Gjeologët në terren për sondimin e përbërjes shtufore

0
161

Kanë mbërritur sot në Gjirokastër, specialistët e Institutit të Gjeoligjisë për të parë nga afër situatën në zonën e kodrës shtufore tek lagje Punëtori.

Kërkesa për prezencën e tyre në Gjirokastër, është bërë nga ana e kryetares së bashkisë Zamira Rami për të thelluar akoma më tepër studimin e terrenit dhe certifikuar totalisht akoma më shumë rrezikshmërinë apo që paraqet zona në fjalë. Përgjatë gjithë ditë së sotme, gjeologët kanë operuar në terren dhe vizituar të gjitha apartamentet në pallatin gjashtë katësh, si dhe tek objekti dy katësh i banimit përbri tij. Ata kanë mbajtur shënimet përkatëse në terren dhe kanë marrë opinionet e bujtësve në apartamente si dhe sonduar përbërjen shtufore në zonën kodrinore.

Pas analizimit të situatës, grupi i ekspertëve nga Instituti i Gjeolgjisë, do të dalë me një përfundim.

Përpara se të shkonin në vendngjarje, gjeologët kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami si dhe nënkryetarin Vangjel Muco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here