Pas nje viti rehabilitimi, Gjimnazi “Asim Zeneli” ne qytetin e Gjirokastres, ka celur dyert sot per nxenesit e vet.
Te pranishem ne perurimin e ambjenteve te sotme te godines se rehabilituar, ka qene kryetari i Bashkise Flamur Golemi, kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova, si dhe sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit Arjan Korkuti.
Kryebashkiaku gjirokastrit Golemi, krahas urimit karshi gjimnazisteve me rastin e celjes se sezonit te ri mesimor, ka garantuar se kete vit ngrohja ne kete godine eshte e garantuar dhe gjithashtu investimi ka bere te mundur qe nxenesve mos tu mungoje asnje gje ne veprimtarine e tyre edukative. Ndersa kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova ka kerkuar prej gjimnazisteve rezultate te larta ne mesime dhe dije.