VIDEO/Gjirokastra nën ujë, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë në Virua

0
151

Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi, po mbretëron prej 48 orësh në Gjirokastër. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka infirmuar sot se mëngjesin e sotëm duke vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, rruga nacionale Gjirokastër-Tepelenë tek Ura e Viroit, qëndron e bllokuar për automjetet e vogla dhe kalohet me vështirësi për mjetet e mëdha apo dhe për autobuzët. Prurja e ujit nga liqeni artificial që shkarkohet mbi rrugë, është rritur ndjeshëm dhe pengon kalimin e autoveturave.

Punonjësit e ARRSH-së, kompanisë së mirëmbajtjes “Salillari”, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në Qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër rreshjet janë më të dendura dhe mund të krijojnë probleme.

Kreu i emergjencave civile në Bashkinë e Gjirokastrës Fatri Brahimi, ka bërë të ditur për Jugunews se situata është nën kontroll, megjithatë mbetet një gjendje problematike nga reshjet e shiut në Lazarat, në Cepo, në Unazën e Qytetit dhe në disa lagje të cilat janë mbyllur vetë nga bashkia, për të shmangur dëmet nga rrëshqitja e mundshme e dherave. Parashikimet janë që situata të mund të rëndohet në orët në vijim, si pasojë e vazhdimit të shiut dhe prurjes së lumenjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here