VIDEO/Gjykatësja Mirela Ilijopulli skandalizon sërish, dëbon një familje, akuza të forta nga dëmtuesja, ankesë tek Komisioni i Vetingut

0
66

Ndodh edhe kur gjykatësja të japë vendim pa marrë parasysh eksperten e vendosur nga vetë ajo. Kjo ka ndodhur në Gjirokastër kur gjykatësja Mirela Kore Ilijopulli, ka dhënë një vendim i cili dëbon nga shtëpia një familje që ka 65 vjet që jeton aty.

Familja e Sulo Salarisë ndodhet në lagjen “Partizan” në pjesën muzeale të qytetit. Vendimi i dhënë disa muaj më parë nga gjykatësja Mirela Kore Ilijopulli, ka nxjerrë në qiell të hapur një familje e cila në bazë të vendimit të dhënë nga gjykatësja, nuk jeton në këtë shtëpi. Sulo Salaria jeton prej 65 vjetësh në banesën e tij gati 1 km nga Gjykata e Gjirokastrës.

Për të vërtetuar nëse është objekt i banueshëm apo jo, gjykatësja Iliopulli dërgoi eksperten e cila me foto vërtetoi se objekti është i banueshëm nga familja Salaria. Mirëpo argumentet e ekspertes nuk u morën parasysh dhe rrjedhimisht gjykatësja dha vendimin absurd të dëbimit nga shtëpia të familjes Salaria.

Në këtë rast, gjykatësja sipas ankueses që kërkoi të përcjellë shqetësimin e saj në Jugunews.net është bërë palë me xhaxhanë e kësaj të fundit i cili kërkon dëbimin nga banesa e përbashkët, të familjes së vëllait të tij me argumentin se aty nuk jeton askush. Ankuesja Kristina Salaria, akuzon edhe ekspertët e Bashkisë së Gjirokastrës të cilët kanë gënjyer duke deklaruar se në banesë nuk jetonte askush, cka më vonë kjo deklaratë u bë nul nga ana e kryebashkiakes Rami.

Këto argumente, nuk i hyrën në sy gjykatëses Mirela Kore Ilijopulli dhe dha vendimin e apelueshëm për palën humbëse. Rrjedhimisht Kristina Salaria, ka kërkuar nga Komisioni i Vetingut, marrjen në shqyrtim të kërkesës ndaj gjykatëses në fjalë e cila nuk është hera e parë që jep vendime kontradiktore dhe të padrejta.

Shkruaj nje koment