VIDEO/Grevistët kërcënojnë me bllokim rruge

0
128

Në ditën e tretë të protestës së linjave të transportit rrugor në Gjirokastër, Ministria e Transporit ka dërguar Task Forcën për monitorimin e situatës por gjendja sipas drejtuesve të shoqërive të transportit të udhëtarëve, qëndron e njëjtë pasi po punohet po njësoj.

Protestës së sotme të shoqërive i janë bashkuar edhe shoqëritë simotra nga Saranda e Delvina. Përfaqësuesit e shoqërive të trasportit urban bëjnë me dije se nesër do të bllokojnë rrugën nacionale për 60 minuta dhe për këtë, kanë kërkuar leje nga Policia e Gjirokastrës. E nëse refuzohet leja ata shprehen të vendosur se do ta bllokojnë rrugën nacionale duke marrë përsipër riskun të përfundojnë në polici.

Do të shkojmë deri në grevë urie nëse kërkesat tona nuk plotësohen nga Ministria e Transportit shprehen më tej grevistët. Më tej ata shtojnë se deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga digasteri përkatës ndërkohë që dy linjat me të cilat kanë përplasje përkatësisht Dropull-Tiranë dhe Libohovë-Tiranë vijojnë punën normalisht duke transportuar pasagjerët në mënyrë ilegale.

E ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga ministria e linjës lidhur me këtë grevë, duket se kjo situatë ka rënduar jo vetëm protestuesit por edhe vetë udhëtarët. Të gjendur në një kaos këta të fundit shpesh herë bien pre e mjeteve të transportit “fantazmë” të cilët duke përfituar nga situata, u faturojnë bileta udhëtimi shumë herë më të shtrenjta se cmimi normal.

Shkruaj nje koment