VIDEO/HEC-et në Cepo, reagon PD Gjirokastër

0
148

Ndërtimi i tetë HEC-eve në lumenjtë e Kardhiqit dhe Zhulatit, po sensibilizojnë gjerësisht opinionin publik në Gjirokastër. PD përmes nënkryetarit të saj Beqir Gjika, ka dënuar ndërtimin e këtyre HEC-eve që nuk janë gjë tjetër vecse afera korruptive.

Në një prononcim për Jugunews.net zoti Gjika, shprehet me tone kritike për këtë masakër të paralajmëruar duke bërë aludime në përfshirjen e mundshme të oligarkëve me pushtetin në dëm të interesave të komunitetit.

Ndërtimi hipotetik i këtyre HEC-eve, do të shteronte një herë e përgjithmonë ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë të 10 fshatrave të Njësisë Administrative Cepo. Jo vetëm kaq, por shfrytëzimi pa kriter i tyre, do të zhdukte cdo gjallesë në lumenj dhe lënë djerrë tokat përreth dhe sipër tyre. Firmat që do të investonin në to janë Taronina SH.P.K, Blue Woter, Sufer,  ETT Group, DEA Hydropower.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here