VIDEO/Intelektualët gjirokastritë thirrje zgjedhësve: Mos shkoni të votoni të dielën, pengoni farsën elektorale !!!

0
168

Intelektualë gjirokastritë shprehen kundër procesit zgjedhor farsë të 30 qershorit.

Në prononcimet e dhëna për Jugunews.net ditën e sotme ata kanë bërë thirrje për bojkot masiv të 30 qershorit në Gjirokastër. Kjo pasi sipas tyre nuk ka kandidatura alternative përvec atij të maxhorancës që përfaqësohet nga Flamur Golemi.

Për intelektualët gjirokastritë, veprimi më i mirë që duhet të bëjnë zgjedhësit në Bashkinë e Gjirokastrës, është më e pakta t’i bojkotojnë dhe më e shumta ti pengojnë duke mos lejuar një farsë zgjedhore sipas tyre, që kërkon të mbajë pushteti.

Në vlerësimin e tyre intelektualët të cilëve u është marrë opinion, Shqipëria nuk duhet të kthehet në asnjë mënyrë në sistemin një partiak ku kërkon ta cojë qeveria aktuale por të respektojë kushtetutën dhe dekretin e presidentit të Republikës që nuk ka proces zgjedhor në 30 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here