VIDEO/Ironia e drejtorit të LSI ndaj Bashkisë së Gjirokastrës: Nxënësit e shkollës “Cajupi”, ngrohen nga poshtë dhe lagen nga lart

0
174

Këshilltari i LSi kërkon me forcë nga Bashkia, rigjenerimin e tarracës së shkollës “Cajupi”.

Arben Rexha, i cili mban postin e drejtorit të Shkollës 9-vjecare “Cajupi”, ka kërkuar nga Bashkia e Gjirokastrës investime për tarracën e kësaj shkolle e cila po përjeton momente shumë të vështira.

Ditët e fundit po kryhen punime në këtë institucion, për instalimin e sistemit të ngrohjes përmes kaldajës duke zgjidhur një herë e mirë problemin e ngrohjes për nxënësit.

Ndërkaq Rexha kërkon me ngulm nga Bashkia, ndërhyrje për të rregulluar tarracën sepse sic shprehet ironikisht këshilltari i LSI në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, nxënësit në shkollën “Cajupi”, ngrohen nga poshtë por lagen nga lart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here