VIDEO/Ish anëtari socialist i KQZ: Sëmundja shpërtheu, mund të kthehemi 20 vite pas

0
177

Ish-anëtari i KQZ, juristi Artan Lazaj ishte i ftuar në A2 News u shpreh se situata për zgjedhjet e 30 qershorit ka marrë një drejtim që nuk duhet të kishte marrë. Vendimi i KQZ është finalizim i të gjitha shkeljeve dhe përgjegjëse për situatën konfliktuale në Shqipëri.

Sipas Lazajt sëmundja ka shpërthyer dhe duhet të shërohet patjetër nëse duam të mbajmë këtë sistem demokratik. Pasojat do të jenë ose do të kthehemi 20 vjet pas ose do të vijojmë rrugën drejt BE-tha Lazaj.

Sa i përket zhdekretimit të zgjedhjeve, për ish-anëtarin e KQZ është vetëm Gjykata Kushtetuese institucioni që mund të shqyrtojë këtë vendim të Presidentit.

Shkelja më e fundit e KQZ është qëndrimi mbi dekretin e Presidentit. I vetmi institucion që diskuton dekretin e presidentit është vetëm Gjykata Kushtetuese. KQZ nuk duhet të bëhet pjesë e lojës së përditshme politike. Unë kam mbajtur qëndrimin që Presidenti-tha Lazaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here