VIDEO/Ish deputeti alarmohet: Neni 55 i Agjitacion Propagandë sot u rivendos me arrestimin e ish kreut të PD Elbasan

0
44

Ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, thotë se shoqërimi i ish-kreut të PD-së Elbasan është i turpshëm dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Në studion e News24, në rubrikën “Opinion” duke ironizuar Shehu tha se Aurel Bylykbashi ka shkelur nenin 55 të komunizmit për agjitacion e propoagandë. Ai theksoi se sot rrezikohet demokracia dhe tha se populli duhet të reagojë konform demokracisë e masivisht për të rrëzuar këtë grusht shteti që po ndodh.

Unë mendoj se shoqërimi i zotit Bylykbashi është i drejtë sepse shkeli nenin 55 të agjitacionit e propagandës, nen që ka burgosur, pushkatuar e internuar mijëra njerëz. Ai regjim kërkon të kthehet në Shqipëri. Nuk e kanë shkruar por e kanë në mentalitet e veprimtari. Në këtë pikëpamje dhe shoqërimi i zotit Bylykbashi është në përputhje me mentalitetin e tyre. Bile nuk do ishte çudi ta çonin në Spaç ose ndonjë burg tjetër e të internonin familjen. Ka shkelur ligjin e komunizmit. E kanë thirrur për agjitacion e propagandë. Është e turpshme. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Është rast unik. Në Shqipëri po përsëriten ngjarjet e pas vitit 1945. Një sinjal alarmi. Në Shqipëri po zhvillohet një grusht shteti. Në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka të Gjykatë të Lartë. Gjykatat e Apelit po rudimentizohen, nuk funksionojnë gjykata e faktit-deklaroi Shehu.

A i quajti skandaloz e kundër ligjit vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke shtuar se ka një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën e demokracinë dhe ajo është një lëvizje popullore masive.

Kemi një kolegj zgjedhor që dha dje një vendim skandaloz, me urdhër. Kemi një proces që kërkon të bëhet në kundërshtim me dekretin e Presidentin. Kemi një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën.
Ka vetëm një mënyrë për t’i mbrojtur. Një lëvizje masive popullore. Një pjesëmarrje e gjerë e masave për t’iu kundërvënë diktaturës. Unë besoj tek metoda demokratike. Sot rrezikohet pluralizmi-tha Shehu.

Shkruaj nje koment