VIDEO/Ish deputeti Shehu: Fitorja po na troket në derë, mobilizim deri në qëllimin final

0
58

Ish deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka komentuar gjatë aktivit të zgjeruar të PD sot në Gjirokastër, zhvillimet politike në vend.

Sipas tij Grushti i Shtetit i instaluar nga Edi Rama, kërkon të ndërpresë rrugën tonë europiane. Ajo që është zhvilluar gjatë muajve të fundit në strukturat e PD në Qarkun e Gjirokastrës ka vlerë shumë të madhe për lëvizjen politike të radhës-është shprehur zoti Shehu. Ky i fundit është ndalur edhe tek raporti final për farsën zgjedhore të 30 qershorit nga OSBE-ODIHR.

Sipas zotit Shehu ky raport provoi antikushtetueshmërinë e “zgjedhjeve” të ndërmarrë nga Rama ku asgjesoi votën e lirë pasi problemi është kushtetues dhe shumë i thëllë. Sot Shqipëria kërcënohet nga instalimi i despotizmit ndaj dhe kërkohet mobilizim për t’iu kundërvënë grushtit të shtetit njësoj si në lëvizjen popullore të dhjetorit 1990-i’u është drejtuar Shehu strukturave vendore demokrate të Qarkut Gjirokastër.

Sipas tij periudha që vjen, është vendimtare pasi fitorja po troket në derë dhe sinjalet për këtë janë pozitive ndaj kërkohet që forca jonë dhe reagimi ynë masiv të jetë i qëndrueshëm-është shprehur Prof.Dr Tritan Shehu para aktivit të zgjeruar të PD Qarku Gjirokastër.

Shkruaj nje koment