Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 tek kthesa pranë liqenit të Viroit. Makina tip ‘Renault’ me targa AA 129 VI me të cilën po udhëtonin shoferi dhe dy pasagjerët, ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Jugunews.net siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, të makinës që është aksidentuar.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.