VIDEO/Ja si shpërtheu transformatori elektrik, në fshatin Valare

0
155

Banorët e fshatit Valare kanë ngelur pa energji elektrike dhe vazhdojnë të jenë ende pa të. Shkak është bërë shpërthimi i transformatorit elektrik.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërkohë që përpara tij, banorët kanë ndjerë ndërprerje të vazhdueshme dhe luhatje të energjisë elektrike përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH të cilat kanë vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë që punonjësit e OSHEE kanë nxituar të riparojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri i rënë.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të transformatorit elektrik ndërkohë që nuk është konstatuar ndonjë ngarkesë e madhe në linja.

Transformatori që shpërtheu, ishte instaluar para 10 muajve ndërkohë që sot u instalua i riu. Në fshatin Valare, jetojnë gati 600 banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here