VIDEO/Kallëzim penal kryebashkiakut Ndoni, dalin fakte të reja tronditëse për projektin që shemb 30 objekte

0
144

Në ditën e katërt të protestës së banorëve të Këlcyrës pronat e të cilëve preken nga projekti i ri urbanistik i qytetit, dalin fakte të reja.

Bëhet e ditur se projekti që është kërkuar me ngulm tu vihet nën administrim nga pronarët që do t’iu shemben objektet, nuk ka kaluar në Këshillin Bashkiak ndryshe cfarë ishte trumbetuar dhe deklaruar nga kryebashkiaku i Këlcyrës Klement Ndoni. Jo vetëm kaq, por ka filluar mbledhja e firmave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të kundërshtojnë miratimin e tij nga ata vetë në mbledhje.

Deri më tani, janë siguruar firmat e pesë nga 15 këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Këlcyrës ndërkohë që kanë premtuar firmosjen së shpejti edhe të pesë këshilltarëve të tjerë cka bën NUL miratimin në seancat e ardhshme të organit legjislativ vendor, të projektit që hap rrugën për shembjen e 30 objekteve në qendër të Këlcyrës.

Të shtunën është thirrur një protestë e madhe në Këlcyrë ku do t’i bashkangjiten edhe faktorë politikë qendrorë nga PD dhe LSI. Qëllimi i saj është anulimi i projektit që shemb 30 ndërtesa ose në të kundërt, kompensimi me vlerën reale të truallit dhe ndërtimeve të kryera në objekte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here