VIDEO/Kanadezët dhurojnë dyshekë për të përmbyturit, në ceremoni Aliaj, Rami e Hilaj

0
157

Ambasada e Kanadasë në Romë, ka shpërndarë ndihma ditën e sotme për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në fillim të këtij muaji në Gjirokastër.

Ceremonia e dhurimit të ndihmave është organizuar me prezencën e autoriteteve vendore të Qarkut të Gjirokastrës si dhe Shtabit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të cilët kishin edhe database-in e plotë të familjeve të dëmtuara. Ndihmat kanë qenë kryesisht materiale akomoduese për 80 familje që prekin Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin.

Claudia Hinzer oficere Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Kanadeze në Romë shprehet se ndihmat janë një kontribut i kësaj ambasade për t’iu përgjigjur sadopak familjeve të dëmtuara nga përmbytjet.

Ndërkaq kreu i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, ka falenderuar Ambasadën e Kanadasë në Romë e cila i’u përgjigj apeleve për ndihma në kontribut për familjet në nevojë.

Edhe kryebashkiakia e Gjirokastrës Zamira Rami ka vlerësuar kontributin e kanadezëve për ndihmat e dhuruara ndërkohë që ka kërkuar vëmendje më të madhe nga qeveria shqiptare për familjet e prekura nga përmbytjet.

Pas dhurimit të dyshekëve tek familjet nevojtare, janë vizituar edhe disa banesa të cilat ishin objekt i përmbytjes.

Shkruaj nje koment