VIDEO/Katastrofë rruga pas Komisariatit, banorët akuza Bashkisë

0
137

Një prej arterieve të brendshme të Gjirokastrës me frekuencë të lartë lëvizjeje, ndodhet në një gjendje të mjerueshme.

Situata gjeneron e tillë prej më shumë se 20 vitesh qysh kur në këtë lokacion që ndodhet pas godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë u përqëndruan objekte banimi që dikur ka qenë thjesht një territor i braktisur. Duke qenë se banojnë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, pushteti vendor duhej të ndërhynte me projekte konkrete në përmirësimin e lëvizjes përmes shtrimit të rrugës apo dhe veprave të tjera shoqëruese të artit cka deri tani ka munguar.

Të gjendur prej kohësh përballë kësaj situate, banorët apelojnë për ndërhyrje konkrete në terren pasi janë taksapagues të rregullt dhe rrjedhimisht kërkojnë një trajtim normal nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës.

Nga Bashkia e Gjirokastrës konfirmohet se në buxhetin e vitit të ardhshëm, është planifikuar ndërhyrje në këtë aks dhe aq më tepër që edhe projekti është i konkretizuar për tu vënë në jetë.    

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here