VIDEO/Katastrofë sociale në Gjirokastër, opozita zbret në terren për identifikimin e rasteve

0
112

Gropa sociale në Gjirokastër po thellohet akoma edhe më tepër kur qeveria shqiptare, suprimoi nga lista e përkrahjes ekonomike me qindra familje pa asnjë të ardhur mujore.

Kjo ka nxitur reagimin e opozitës vendore e cila është vënë në lëvizje, për identifikimin e rasteve të shumta në qytetin e Gjirokastrës, ku ndihma ekonomike, i’u është hequr atyre familjeve që vuajnë për bukën e gojës.

Kreu i PD në Gjirokastër Roland Bejko i shoqëruar nga Ilir Gushi këshilltar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, kanë parë nga afër gjendjen në disa familje të varfëra në qytetin e Gjirokastrës ku janë privuar të jenë këtej e tutje, pjesë e skemës së trajtimit ekonomik.

Për kreun e PD në Gjirokastër, gjendja është katastrifë e vërtetë, pasi i’u hiqet ndihma famijeve që skanë asnjë mundësi jetese ndërkohë që pasurohen njerëzit e kryeministrit. Opozita vendore, do të cojë zërin për këtë padrejtësi dhe njëkohësisht në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, ka në plan të zbusë sadopak dëmin e shkaktuar nga qeveria shqiptare ndaj këtyre familjeve, duke i përfshirë në fondin vjetor të 6%.

Sipas zotit Bejko, ndonëse kjo është një zgjidhje për pak familje, ngelen jashtë trajtimit, me dhjetëra të tjera.

Shkruaj nje koment