VIDEO/Katër familje në Kelcyrë në qiell të hapur, strehohen në hotel

0
183

Familja Manellari në Këlcyrë, ka katër ditë që po qëndron në qiell të hapur. Koha e keqe me shtrëngata shiu dhe suferinë, i ka rrëzuar catinë e banesës ku jetonte ndërkohë që kryefamiljari së bashku me të shoqen dhe dy fëmijë, janë strehuar në një hotel.

Dëmet e shkaktuara për familjen Manellari, janë të pariparueshme pasi bëhet fjalë për rrëzimin e catisë, dëmtimin e konstruktit mural, për të mos folur më pas rreth daljes jashtë funksionit të pajisjeve elektro-shtëpiake, apo orendive të tjera.

Si familja Manellari, janë edhe tre të tjera në Bashkinë e Këlcyrës të cilat deri më sot nuk është ndërhyrë pasi ndodhen në aktet e konstatimit nga ana e grupit të emergjencave në këtë njësi vendore.

Drejtuesi i Zyrës së Emergjencave Civile në Bashkinë e Këlcyrës Ali Lile, shprehet se këtyre familjeve, do t’u krijohen kushte strehimi me qera të paguar nga Bashkia e Këlcyrës, deri në një zgjidhje përfundimtare.

Sipas Liles dëmet që kanë shkaktuar rreshjet e shiut janë të shumta pasi janë krijuar jo pak probleme në bllokimin e rrugëve rurale si pasoje e shkarjeve të dheut, si dhe është konstatuar përmbytja e 81 ha tokë. Grupet e verifikimit ndodhen në terren nga ku po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga koha e keqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here