VIDEO/Kllounadë nga Aida Hajnaj, krenohet me operacionin Drino 2018, ndërkohë që 5 ton kanabis drejt Greqisë në 5 muaj

0
152

Zv drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, ka prezantuar rezultatet pas përfundimit të operacionit të përbashkët “Drino 2018” të realizuar dhjetë ditët e fundit.

Zonja Hajnaj zgjodhi Gjirokastrën për t’i bërë të ditur rezultatet e këtij operacioni që sipas saj kanë qenë të dukshme, pasi u implementua në kufirin e gjelbër në Kakavije. Në këtë operacion i pari i këtij lloji, pati pjesmarrje të policëve kufitarë nga Maqedonia, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina, Srbija, Bullgaria si dhe nga Europoli ku kanë punuar së bashku për të forcuar mbikqyrjen e kufirit në parandalimin e paligjshmërisë, emigracionit ilegal dhe veprimtarive kriminale që operohen në të dy anët e kufirit.

Për zonjën Hajnaj, në operacionin dhjetë ditor, asistuan nëntë patrulla të cilat kishin vijueshmëri 24 orëshe pa ndalesë duke patur asistencën e pajisjeve logjistike moderne. Për zv drejtoreshën e Policisë së Shtetit, operacioni ishte i suksesshëm ndërkohë që shifrat flasin të kundërtën pasi vetëm në 10 ditët e fundit, numri i klandestinëve të kapur ka qenë diku tek 140 vetë dhe ndërkohë që përmes kufirit të gjelbër, grupet kriminale kanë vijuar intensivisht aktivitetin e tyre dhe rezultatet shihen qartë teksa Policia Greke, ka kapur gati 300 kg marijuanë në zonat veriore të Greqisë, të ardhura përmes kufirit të gjelbër të monitoruar nga “DRINO 2018”.

Në bilancin e bërë nga Policia Greke, prej janarit të këtij viti e deri më sot, nga Shqipëria drejt Greqisë, ka hyrë mbi 5 ton kanabis, pjesa më e madhe nga kufiri i gjelbër në zonën e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here