VIDEO/Kolonja cohet në këmbë, proteston kundër ndërtimit të H/C

0
199

Banorët e fshatit Kolonjë në Njësinë Administrative Picar, kanë protestuar sot në qendër të fshatit kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali. Qeveria shqiptare, ka dhënë leje për ngritjen e veprës hidroenergjitike në këtë pjesë të Gjirokastrës e cila nuk shquhet për pasuri hidrike, por që dhe ai ujë i paktë që egziston, do të t’u merret fshatarëve për të prodhuar energji. Kjo ka acaruar mjaft kolonjarët të cilët janë vetorganizuar për të protestuar ndaj kësaj masakre mjedisore që do të ketë impakt negativ në të gjithë zonën.

Më herët banorët e këtij fshati, kanë ndërmarrë takime me kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami e cila nga ana e vet, i ka garantuar ata se sa të jetë ajo në krye të bashkisë, nuk ka për t’u ndërtuar hidrocentrali.

Banorët shprehen se pas ndërtimit të kësaj vepre energjitike, qëndron ish ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj dhe njerëz të afërt të tij.

Protestat priten të agravohen edhe më tepër deri në bllokim rrugësh apo dhe veprime ekstreme, deri sa leja e dhënë nga qeveria shqiptare, të anulohet me VKM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here