VIDEO/Konsulli grek i Gjirokastrës paralajmëron: Nuk ka integrim në BE pa respektimin e minoritetit

0
139

Greqia nuk ndryshon qëndrim karshi Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë në BE.

Mirëpo kushti themelor i saj është respektimi maksimal i të drejtave të minoritetit helen në jug të vendit. Konsulli grek i Gjirokastrës Llambros Kacikis ka deklaruar se anëtarsimi në BE është një proces i gjatë për Shqipërinë dhe gjithë vendet që aspirojnë duhet të respektojnë kriteret e vendosura.

Greqia si fqinje e Shqipërisë do të jetë gjithmonë mbështetëse mjafton të respektohen të drejtat e minoritetit grek-është shprehur Kacikis. Prioritet për ne ngelet sigurisht respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Në momentin që Shqipëria do të respektojë në mënyrë të plotë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, absolutisht nuk do të ketë asnjë lloj forme kundërshtimi nga ana jonë, madje është në interes të Greqisë që Shqipëria t’i bashkohet familjes europiane-është shprehur Kacikis.

Shkruaj nje koment