Besimtaret ortodoksë minoritare grekë ne zonen e Dropullit, kanë kremtuar mbrëmjen e djeshme duke u gdhirë dita e sotme Ringjalljen e Krishtit.
Kisha e fshatit Dervician ka mbledhur me dhjetera besimtarë duke uruar njëri-tjetrin-“Krishti u Ngjall”. Kambana e kishës ka tingëlluar fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit. Mesha e organizuar nga klerikët ortodoksë vendas në ambjentet e jashtme të kishës, u përcoll nga besimtarët e shumtë të cilët nxitonin të ndeznin qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re.
Ceremonitë fillestare ortodokse kanë filluar të Premten e Madhe në përkujtim të kryqëzimit të Jezu Krishtit ku besimtarë të shumtë janë lutur për më shumë paqe, mirësi dhe begati, për më shumë dashuri mes njerezve.