VIDEO/Kreu i Qarkut Armand Hilaj, takon ambasadorin italian Cutillo

0
117

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Armand Hilaj ka pritur në një takim ambasadorin italian të akredituar në kryeqytet Antonio Cutillo.

Në këtë takim diplomati italian ka qenë i shoqëruar nga konsulli i nderit i Republikës së Italisë në jug të vendit Teodor Bilushi.

Pjesë e bisedës mes zotit Hilaj dhe ambasadorit italian Cutillo, kanë qenë tema të ndryshme e vecanërisht projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e Qarkut të Gjirokastrës ku Italia sipas zotit Hilaj, ka një kontribut mjaft të vyer në këtë drejtim.

Zoti Cutillo ka premtuar vazhdimin e projekteve zhvilluese të Qarkut të Gjirokastrës nga donacionet italiane dhe njëkohësisht ka vlerësuar mjaft rolin e zotit Hilaj në këtë drejtim.

Shkruaj nje koment