VIDEO/Krimi në familje, bashkëshorti masakron gruan në fshatin Vagalat, flasin deshmitarët

0
135

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Vagalet të Memaliajt, ku burri ka vrarë gruan e tij me duke e goditur dhe masakruar me levën që shërbente për kazanin e rakisë. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç, ndërsa autori i krimit, bashkëshorti Skënder Hoxha 63-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës në dhomën e gjumit të çiftit. Fillimisht çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata u agravua dhe në një moment kur gruaja ka qenë me shpinë, burri e ka goditur me mjetin metalik. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar, por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, që ka ardhur si pasojë e një sherri në familje, motivet e të cilit ende nuk dihen, burri ka lajmëruar fqinjët dhe të afërmit për ngjarjen, të cilën fillimisht e ka mohuar, por pas disa orësh në pyetje në komisariatin e Policisë, Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar krimin. Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe të masakruar në kokë dhe në krahun e majtë, pasi ishte goditur me sende të forta, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vrarë.

Ndërsa sipas të afërmeve të tyre,  çifti nuk kishin pasur konflikte, të cilat mund të çonin drejt këtij krimi të rëndë.

Por, pavarësisht dekalratës ai është shoqëruar në komisariat dhe pas disa orësh në pyetje është dorëzuar para grupit hetimor duke pranuar krimin e rëndë. Çifti, Skënder e Antonela Hoxha kishin vetëm disa ditë që kishin ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku edhe banonin. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Shkruaj nje koment