VIDEO/Kryebashkiakia Rami: Vendimi i evakuimit i domosdoshëm

0
149

Kryebashkiakja Zamira Rami flet për domosdoshmërinë që pati nxjerrja e urdhërit për evakuimin e familjeve nga pallati që rrezikon shembjen në lagjen Punëtori.

Për Jugunews.net kryebashkiakia e Gjirokastrës është shprehur se po punohet për t’i mbështetur qytetarët ndërkohë që po negociohet me dy çifte të moshuarish, të cilët nuk pranojnë të lënë banesën e tyre.

Rrëshqitja e dheut në lagjen “Punëtori” po rrezikon shembjen e një pallati gjashtë katësh në të cilin banojnë 15 familje. Pavarësisht se kush janë fajtorët, situata ka marrë përmasa të mëdha ku bëhet me dije se të gjithë banorët janë evakuuar për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Jemi duke pritur një relacion nga Shërbimi Gjeologjik për rrezikun, ne jemi të fokusuar te qytetarët, ndaj morëm vendimin për t’i evakuar, disa te njerëzit e tyre dhe disa në konvikt. Kemi dy çifte të moshuarish, po negociojmë për t’i larguar, nuk duam të përdorim forcën. Ne jemi të përgatitur për mbështetjen e qytetarëve-u shpreh Rami.

Punimet për një biznes privat dhe kushtet e këqija atmosferike bënë që erozioni të rrezikojë jo vetëm shembjen e pallatit, por edhe disa banesave të tjera përreth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here