VIDEO/Kryebashkiakja Rami, kërkon asistencën e gjeologëve nga kryeqyteti për pallatin 10 katësh

0
122

Pas situatës problematike, ka reaguar kryetarja e bashkisë, Zamira Rami. Kjo e fundit ka spjeguar për Report TV, se situatën po e monitoron në terren dhe gjendet pranë familjeve të rrezikuara nga pallati.

Ajo tregoi se ka kërkuar ekspertë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut nga shkarja e “Shtufores” tokës ku është ndërtuar pallati.

Po monitorojmë situatën, kemi kërkuar të vijnë specialistë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut që vjen nga shkarja e dheut. Ne si bashki e kemi ngritur problemin dhe presim të zgjidhet sa më shpejtë pasi për ne është e rëndësishme jeta e njerëzve-është shprehur Rami në një lidhje për Report TV.

Të 25 familjet që banojnë në këtë pallat, janë evakuuar nga policia, pasi përpos lëvizjes së themeleve, balta dhe masivi i dheut ka arritur deri në katin e dytë.

Shkruaj nje koment