VIDEO/Kryedemokrati gjirokastrit, rendit arsyet e pjesmarrjes masive në tubimin e protesës në kryeqytet këtë të shtunë

0
159

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka renditur arsyet e pjesmarrjes masive të gjirokastritëve dhe shqiptarëve në protestën e opozitës që do të organizohet këtë të shtunë në kryeqytet.

Në një prononcim dhënë Fax News, zoti Bejko ka bërë publike fakte tronditëse për Gjirokastrën të publikuara nga INSTAT ku Gjirokastra si qark në tre vitet e fundit, është pakësuar me 10 mijë banorë, apo dhe renditur në vend të parë si qytet me moshën më të lartë dhe me numrin më të ulët të lindjeve.

Të majtë apo të djathtë janë zhgënjyer shumë nga qeveria dhe pritshmëritë kanë qënë shumë të larta nga qeveria ndërkohë që kjo do të reflektohet me frymën që po krijohet kundër pushtetit të Ramës-shprehet Bejko.

Kryedemokrati gjirokastrit ka garantuar pjesmarrje më masive në raport me herët e tjera dhe se organizimi i protestuesve nga Gjirokastra, do të bëhet si gjithmonë përmes mjeteve të transportit të vëna në dispozicion nga dega lokale e PD, apo dhe mjete private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here