VIDEO/Kur PS ne Gjirokastër, paralizonte aksin nacional për hesap te pushtetit të Ramës

0
166

Edi Rama cirret e nduket per aksionin opozitar te mosbindjes civile, por harron se ka vepruar me keq ne periudhen 2009-2013 kur humbi zgjedhjet parlamentare.

Pamjet arkiv qe serviren, i perkasin paralizimit te aksit nacional Gjirokaster-Tepelene ne maj te 2010 atehere kur Rama doli me sloganin “Hap kutite, ose ik”. Ne pamje duken simpatizantet e PS qe kishin bllokuar aksin nacional veri-jug ne Uren e Subashit aty ku vijezohet kufiri administrativ mes Gjirokastres dhe Tepelenes.

Ne pamje duket prezenca e ish deputeteve socialiste te asaj periudhe Arta Dade e Et’hem Ruka, si dhe e kryebashkiakut te Gjirokastres se asaj periudhe Flamur Bime, ish kryesocialistit te Gjirokastres Florijan Hysi, ish kryebashkiaku i Permetit Gilberto Jace, dhe gjithashtu kryebashkiaket aktuale te Kelcyres dhe Tepelenes Klement Ndoni e Termet Peci.

Protestuesit bllokuan per disa ore rrugen nacionale me mjete rrethanore dhe dogjen goma makine, nderkohe qe ne 6 vjet opozite, PD e Gjirokastres, nuk ka ndermarre akte vandale ndaj  qeverise por ka organizuar tubime paqesore duke mos cenuar rendin kushtetues cka ben diferencen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here