VIDEO/Lagje Punëtori pa ujë, banorët gati për kryengritje

0
212

Nën temperatura të larta banorët e lagjes “Punëtori” në Gjirokastër vuajnë për pikën e ujit. Ata shprehen të indinjuar, pasi edhe pse janë taksapagues të rregullt, nuk po marrin shërbim efikas prej Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve. Prej më shumë se 1 muaj uji i pijshëm vjen vetëm një orë në ditë, kohë kjo e pamjaftueshme për të kryer shërbimet e nevojshme. Ndonëse janë ankuar disa herë për këtë problematikë, ata shprehen të zhgënjyer pasi nuk po marrin zgjidhje.

Mungesa e ujit të pijshëm përbën problem jetik për qytetarët, vecanërisht gjatë stinës së verës kur nevoja për të, mbetet e domosdoshme. Investimi prej 5.5 milion eurosh në Gjirokastër zgjidhi problemin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë vetëm në disa lagje. Ndërsa lagje si ajo “Punëtori” apo edhe lagjet e sipërme të këtij qyteti duke nisur edhe tek bizneset e Qafës së Pazarit betejën për sigurimin e ujit të pijshëm janë duke e përballur tashmë prej vitesh edhe ende nuk shihet një dritë jeshile në horizont. S

hkaqet janë të shumta. Gjirokastra furnizohet nga dy burime ai i Hosit dhe Budukut, ky i fundit në muajt e verës gati shteron dhe rrjedhimisht lë edhe banorët pa ujë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here