VIDEO/Majë malit Murgana në Sotirë, si u shpëtuan katër alpinistët nga PMNZSH dhe FNSH

0
173

Në malin e fshatit Sotirë, Njësia Administrative Dropull i Sipërm, kërkuan ndihmë 4 alpinistë pasi kishin mbetur te bllokuar në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura”, në një gropë midis kodrash nga ku nuk mund të dilnin.

Sipas policisë ata ishin nisur ditën e djeshme, me makina deri në fshatin Selo dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjate natës.

Nga terreni i veshtirë e malor dhe me dëborë, ata u bllokuan midis disa kodrave në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura”.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Emergjencave Civile, shërbime policore të DVP Gjirokastër, DRKM Gjirokastër, Delta Forcë, si dhe një helikopter. Për shkak të terrenit, helikopteri nuk mundi të vepronte dhe nderhynë Delta Forcë e Zjarrfikëset. Shërbimet e Delta Forcë dhe Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave.

Ata aktualisht jane ne gjendje te mire shëndetësore dhe jashtë rrezikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here