VIDEO/Mblidhet Komiteti Rajonal i Turizmit, prefekti Aliaj thirrje për përmirësime të infrastrukturës turistike

0
150

Prefekti i Qarkut Gjirokaster Astrit Aliaj, zhvilloi takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit nё kuadёr tё analizimit tё ecurisё sё sezonit turistik janar-shtator 2019 dhe tё problematikave tё hasura gjatё kёsaj periudhe.
Zoti Aliaj bёri njё prezantim lidhur me ecurinё e sezonit turistik, masat e marra nga njёsitё e vetёqeverisjes vendore dhe tё degёve territoriale pёr mbarёvajtjen e kёtij sezoni, duke pёrfshirё numrin e turistёve vendas dhe tё huaj, kapacitetet akomoduese dhe investimet e kryera nga qeveria shqiptare.
Gjatё takimit, nga tё pranishmit u diskutua mbi disa problematika të cilat kërkojnë vëmendjen e strukturave përkatëse dhe kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme për t’u ndjekur dhe monitoruar hap pas hapi nga këto struktura.
Nё pёrfundim, Prefekti i qarkut dha rekomandimet përkatëse dhe ofroi mbёshtjetjen institucionale pёr koordinimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së njësive të vetëqeverisjes vendore dhe me degët territoriale për objektivin kryesor, zhvillimin e turizmit gjithëpërfshirës dhe gjithëvjetor në qarkun Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here