VIDEO/Me kokën ulur dhe pranga në duar, këto janë pamjet pas arrestimit të Arjan Shahajt vrasësit të babait

Këto janë pamjet e mbërritjes së Arjan Shahajt në drejtorinë e Policisë së Gjirokastër, pasi u arrestua nga ana e policisë. Arratisja e tij pas vrasjes së të atit zgjati pak më shumë se tre orë, pasi policia arriti që ta arrestonte atë në afërsi të fshatit Levan.

35-vjeçari është kapur teksa ishte duke hipur në një furgon për tu larguar ne fshatin Levan ne Tepelene. Mësohet se Arjan Shehaj ka bërë rezistencë në momentin që e kanë ndalur forcat e policisë, të cilat i ka kundërshtuar me dhunë.

Ngjarja e rëndë, ndodhi ditën e sotme rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 35-vjeçarit, Arjan Shahaj dhe babait te tij Ilijaz Shahaj brenda banesës. Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Raportohet se 35-vjeçari është me probleme mendore. Ai ka tentuar të vrasë nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri disa muaj më parë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment