VIDEO/Më mirë drynin sesa një makineri të diplomuarish që pjell shterpësi !!!!

0
180

Ndonëse ka një javë që afati i rregjistrimeve të fundit në Universitetin e Gjirokastrës është superuar, konkluzionet janë shumë të qarta. Braktisje totale e të vetmit universitet shtetëror në jug të vendit.

Ky i fundit edhe këtë vit të ri akademik nxori në pah mjaft problematika kryesisht në degët e Mësuesisë pasi regjistrimet janë të nivele katastrofale. Sipas zv.rektorit Jani Dine vendosja e mesatares 7.5, eksodi që ka nisur sërish tek shqiptarët, si dhe preferenca e studentëve për të marrë dije në institucionet universitare në kryeqytet, janë disa nga faktorët që kanë ndikur në këtë numër të ulët.

Sipas zotit Dine këtë vit janë regjistruar rreth 300 studentë në total në vitin e parë të ciklit Bachelor, ku dega e Infermierisë dhe e Ekonomikut vijojnë të jenë më të kërkuarat prej studentëve.

Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër këtë vit do të suprimojë disa programe si Matematikë-Fizikë, Fizikë dhe Teknologji Informacioni dhe Gjuhë Italiane si pasojë e mungesës së interest nga ana e aplikantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here