Kryetari i Bashkise Gjirokaster i dale nga votimet ilegale te 30 qershorit Flamur Golemi, duket se ka vendosur te kopjoje Erjon Veliaj në mënyrën e ‘drejtimit’ të bashkisë.
Edhe Golemi ngjashëm, me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, apo zëvendës kryeminsitrin Erion Braçe, ka vendosur përparësen dhe ka përveshur mëngët për të shërbyer një drekë në shtëpinë e të muasharve mesditen e sotme me rastin e dites nderkombetare te te moshuarve.
Golemi shihet teksa u shërben të moshuarve, ndërkohë që shumë persona të cilët janë në detyrë për të kryer këtë shërbim, i japin pjatat kryebashkiakut që të shtrojë drekën.
Siç duket edhe Golemi ashtu si pjesa më e madhe e ministrave dhe krybashkiakëve socialiste, ka vendosur që të propagandojë në këtë formë “shembullin e tij të mirë” të tij si kryebashkiak.